Në Stacionin Kufitar të Kakavijes, në këto ditë të festës së Pashkës vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.
Sipas Policisë Kufitare, gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 11 mije shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 76838 në hyrje dhe 3300 në dalje, si dhe 3358 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2411 në hyrje dhe 947 në dalje.
Pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.
Aplikimi i ri i regjimit të kontrollit për hyrjen në zonën Shengen ka zgjatur kohën e pritjes në sportelet e doganës greke të Kakavijes.



