Një incident i rëndë është regjistruar këtë të hënë, në një qendër tregtare, ku një i ri ka hyrë në ambientet e katit të dytë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, personi rreth 30 vjeç ka thyer xhamat dhe vitrinat e disa bizneseve, si dhe dyer prej xhami, duke krijuar panik te punonjësit e qendrës.
Sipas raportimeve, dyshohet se i riu, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, ishte në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.




