Procedohet 46-vjeçari nga Tranoshishta, u kap i dehur në timon

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 46 vjeç, banues në fshatin Tranoshisht, Gjirokastër, pasi u konstatua në aksin rrugor “Sofratikë-Libohovë”, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article