Procedohet 60-vjeçari gjirokastrit, goditi me gur një shtetase

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Xh., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka goditur me gur shtetasen L. S., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article