Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit të policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka reaguar pas shpërthimit të lëndës plasëse mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mësohet se tritoli ishte vendosur në makinën tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit 41 vjeç, efektiv policie.

Sipas njoftimit, nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 05:55, në Lezhë, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.”– njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Share This Article