Ne fjalën e tij para kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama tha, se SPAK duhet të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Berishës nëse do të luftojë korrupsionin, meqë “nuk ka fuqi të ngrejë akuzë për ’21 janarin’”.
“Ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes. E dyta, privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 si kthim TVSH-je. Nëse duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin se krimin mesa duket, nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për ‘21 janarin’, të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre 4 veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja, thanë TVSH-s’jua kthejmë, por merrni këtë hidrocentralin. Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, u shpreh kryeministri Rama.




