Gjyqtari u vra gjatë seancës në Gjykatë, familja kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

Jugulajm.net
2 Min Read

Familja e Astrit Kalasë, vrarë në gjykatën e apelit në Tiranë kërkon që shteti ta shpallë gjyqtarin “dëshmor të atdheut”.

Në shkresat që TCH i disponon bashkëshortja e gjyqtarit me një karrierë 32-vjeçare në drejtësi ka kërkuar hapjen e procedurave nga ministria e drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Besfort Lamallari.

“Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit në emër të Republikës, nga një palë në proces e cila nxori armën dhe e qëlloi menjëherë pas shpalljes”, përmendet në kërkesë.

Familja insiston se rendi dhe qetësia nuk sigurohen vetëm nga policia por edhe nga gjykatat që sakaq po bëhen gati ti drejtohen edhe komisionit qendror të  statusit të dëshmorit, një opsion që hap rrugën për padi në gjykatën administrative.

Gjyqtari Kalaja u vra nga Elvis Shkëmbi, xhaxhai i të cilit ishte palë në një proces disa-vjeçar të nisur në qytetin e Shkodrës. Të dy të dyshuarit  janë në burg, dhe deri më tani hetimet nuk janë mbyllur ende sepse prokuroria e kryeqytetit është në pritje të ekspertizës së telefonit për të kuptuar nëse ka patur apo bashkëpunim mes të dyshuarve për kryerjen  e krimit.

Vrasja e astrit kalasë gjyqtar ktheu në vëmendje problemin e sigurisë në gjyqësor dhe në prokurori, pasi siç rezulton në këtë gjykatë ishin kërcënuar edhe më herët trupat gjyqësore gjatë shpalljes së vendimit.

Tre gjyqtarë janë palë në gjyqin e hapur për kërcënimin e tyre pasi autori i identifikua dhe është nën akuzë. Gjithsesi kushtet e sigurisë vazhdojnë të mbeten të njëjta.

Share This Article