Policia e Shtetit raportoi në Bruksel përmbushjen e detyrimeve dhe prioriteteve në fushën e lirisë dhe sigurisë

Jugulajm.net
2 Min Read

Bruksel

Policia e Shtetit raportoi përmbushjen e detyrimeve dhe prioriteteve në fushën e lirisë dhe sigurisë.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Nënkomitetit vlerësuan në tërësi agjencitë e sigurisë në Shqipëri për koordinimin dhe përmbushjen e prioriteteve.

Në kuadër të takimit të 17-të të Nenkomitetit të Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, i zhvilluar në Bruksel në datat 3 dhe 4 mars 2026, delegacioni i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë z. Neritan Nallbati, dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin z. Saimir Muçaj, mori pjesë me prezencë fizike në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërinstitucional, ndërsa një pjesë e grupit raportues e ndoqi takimin online nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit u prezantua progresi i arritur nga Policia e Shtetit në përmbushjen e detyrimeve për kapitujt 23 dhe 24, si dhe prioriteteve në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, duke evidentuar realizimin e angazhimeve të përcaktuara në kuadër të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Në përfundim, u vlerësua angazhimi dhe puna e Policisë së Shtetit në përmbushjen e standardeve dhe detyrimeve të saj, si pjesë e procesit të integrimit evropian.

Gjithashtu, u vlerësuan hapat dhe masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, si dhe progresi i arritur në të gjitha fushat prioritare.

Share This Article