Dy automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 pas mesnate, ku banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë ”Mercedes”, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme në zonën e Skelës në Vlorë.
Bazuar në informacionet paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakeve. Megjithatë, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Po ashtu edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë, si edhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.




