LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Shembje tek banesa Fico në Gjirokastër, shpëton mrekullisht e moshuara

Jugulajm.net
2 Min Read

Shembet një pjesë e mirë e banesës trekatëshe Fico në Gjirokastër, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe mrekullisht pa pasoja në njerëz.

Fati ka qenë me të zonjën e shtëpisë Lule Fico, e cila u zgjua 2 minuta herët nga krevati, para se të ndodhte hataja.

Këtë e dëshmon vetë për Jugulajm.net e moshuara e cila rrëfen momentin kur ndodhi shembja e dy dhomave.

Një prej komshieve që u gjend në momentin e parë, ku i dha ndihmën së moshuarës, shprehet se gjithçka ka ndodhur sa hap e mbuyll sytë.

E moshuara është strehuar për momentin në një hotel përbri shtëpisë, deri sa fëmijët e saj t’a marrin me vete drejt Tiranës.

Në pamjet që mund të shikohen, tregohet qartë shembja e bazamentit të dy odave në kulmin e çatisë, pra në katin e tretë dhe të cilat shërbenin, si dhoma gjumi. Të gjitha orenditë shtëpiake dhe ato elektroshtëpiake pësuan fatin e mureve anësore që u shembën.

Policia e Gjirokastrës ka ardhur qysh në të gdhirë, duke marrë masa konkrete për evakuimin e të moshuarës. Ndërsa specialistët e DRKK kanë qenë në vendngjarje për të vlerësuar dëmet, e më pas ndërhyrjet e mundshme në terren.

Ndërhyrjet vlerësohet të kryhen në kohë të thatë, kjo për shkak të lagështirës dhe terrenit.

Banesa Fico dhjetë vite të shkuara pësoi një dëmtim në çati, ndërsa sot u shemb një pjesë e mirë e konstruktit vertikal. DRKK kanë investuar në pamjen e jashtme dhe me kaq është mjaftuar.

Banesa Fico ndodhet në lagjen Palorto në Gjirokastër dhe është një prej banesave më piktoreske dhe e vetmja në llojin e vet në Shqipëri.

Share This Article