EMRI/ Vrasja për vendin e parkimit, arrestohet autori i dyshuar

Jugulajm.net
2 Min Read

Arrestohet autori i dyshuar i krimit të ndodhur në Kavajë, ku një person u vra me thikë, si pasojë e një konflikti për vendin e parkimit të makinës.

Pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, uniformat blu bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e Landi Deraj, alias Landi Puja, 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.

48-vjeçari dyshohet se të shtunën, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me thikë shtetasin S. V., alias Skerdilajd Isufi, 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë, me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias Skerdilajd Isufi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Share This Article