Aksident, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë të plagosjes së një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës.

Një automjet u përplas me një motor në dalje drejt superstradës pranë Ishull Lezhës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Nga të dhënat paraprake, motori po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa autovetura, që po lëvizte nga Lezha, po tentonte të hynte në rrugën dalëse për në superstradë, kur u përplas me motorin.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Share This Article