Molotovët e gazi lotsjellës në protestën e PD-së/ Reagon Komuniteti Mysliman: U lënduan besimtarët, mos e…

Jugulajm.net
2 Min Read

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar publikisht pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike ku u hodhën molotovë e gaz lotsjellës pranë ambienteve të xhamisë së Namazgjasë.

Në reagim Komuniteti Mysliman bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje ndërsa thekson se lëndimi i besimtarëve që ndodheshin në xhami për tu falur, është e pajustifikuar.

Reagimi i KMSH 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëm endje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër.

Disa prej besimtarëve ndërprenë dhe lutjen mbrëmjen e djeshme për shkak të kaosit të shkaktuar në xhami. Molotovë u hodhën fare pranë xhamisë, pasuar më pas nga gazi lotjsellës me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Share This Article