Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, arrestuan në flagrancë shtetasen T. C., 49 vjeçe, banuese në Tepelenë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




