Gjirokastër, procedohen 2 pronarë biznesesh, ja arsyet…

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. Ç., banues në Gjirokastër, pasi nuk i ka paguar detyrimet tatimore, për 7 muajt e fundit, një shtetaseje te huaj që e kishte punësuar;
-K. C., banues në Gjirokastër, pasi nuk i ka paguar sigurimet shoqërore, gjatë viteve 2003-2015, një shtetaseje që e kishte punësuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article