Greqi, sherr mes shqiptarëve me thika, leva dhe doreza hekuri

Jugulajm.net
1 Min Read

Tre të rinj mbetën të plagosur me thikë pas një përleshjeje masive mes dy grupeve shqiptare në qendër të Athinës, ku në total u përshinë 26 persona.

Mediat helene raportojnë se dy grupet gjatë përleshjes kanë përdorur thika, shkopinj dhe grushte hekuri e leva.

“Një total prej 26 personash, anëtarë të dy grupeve të ndara që vepronin me disiplinë ushtarake, zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre në Kato Patisia. Tre prej tyre përfunduan të plagosur rëndë në spital, pasi u goditën me thikë në gjoks, pranë zemrës”, informon media greke.

Arsyeja e sherrit fillestar, sipas asaj që i thanë të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës, për shkak të sekuestrimeve që janë kryer në banesa.

Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon:

– 97 gramë kanabis i papërpunuara,

– 52 gramë kokainë,

– 51 gramë metamfetaminë,

– 6 thika,

– Peshorja elektronike precize.

Share This Article