Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Hormovë, pasi ka hedhur një send të fortë në rrugë dhe aksidentalisht është dëmtuar një shtetas i mitur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




