Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e filialit të Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, autori nuk ka mundur të realizojë grabitjen dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e personit të përfshirë dhe dokumentimin ligjor të rastit.




