Arrestohet 14-vjeçari, kreu 150 vjedhje gjatë 2 viteve të fundit

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 14-vjeçar, që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt.

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje në Tiranë.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh.

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.” njoftoi sot policia.

Share This Article