Kapiteneria e Portit Sarandë ka njoftuar qytetarët për respektimin e masave të sigurisë detare, duke theksuar ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla dhe turistike për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Sipas autoriteteve, erërat e forta dhe dallgëzimi i lartë përbëjnë rrezik për lundrim të sigurt në zonën bregdetare të jugut të vendit.
“Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet dhēnia e lejeve dhe çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi për datën 04/02/2026, ora 01:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në dt 05.02.2026 ora 04:00 .
Ndërsa njoftohet se trageti i linjës Sarandë-Korfuz do të vazhdojë normalisht deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.




