Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në një banesë në rrugën e pestë në qytetin e Sarandës.
Në banesë jetonte një grua e moshuar, e cila është nxjerrë në kohë nga fqinjët.
Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës për të neutralizuar flakët.
Sipas raportimeve, banesa ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në orendi dhe pajisje shtëpiake.
Shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike, të cilën e moshuara e përdorte për ngrohje.