Aksident, “Volkswagen” përplaset me motorin, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, ku në automjet është përplasur me një motocikletë.

Ngjarja rrugore ndodhi pranë mbikalimit për në Shkozet, në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Pas përplasjes me mjetin e tipit “Volkswagen Golf”, motori ka përfunduar jashtë rruge.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motocikletës është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article