Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”njoftoi se dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar (15 qershor–15 shtator) janë tashmë të disponueshme. Përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, çdo i dëmtuar do të marrë masën e përcaktuar sipas dëmeve.
Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe,në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull.Të gjitha këto territore të prekura nga zjarretkanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve.
Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithëkorniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimitëshkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon.




