Nga Tritan Shehu
Rama edhe sot ne Izrael nuk tha asnje fjale per Planin e Paqes Trump!!
Edhe kur foli aty per “paqen e bashkejetesen midis palestinezeve e izraeliteve”, asnje prononcim per ate plan mbi te cilin eshte mbeshtetur shpresa e paqes dhe e bashkejeteses ne ate Rajon.
Sikur po paraqiste nje “teze” a kerkese personale, jashte dhe mbi Planin Trump!
Vetem mungese realizmi te jete ky?!
Deri me sot Rama asnjehere nuk e ka pershendetur kete plan thelbesor per paqe e stabilitet, shume me teper se per konfliktin ne Gaza ai.
Ashtu si kane vepruar te gjithe liderat e qeverive a shteteve demokratike.
Rama ne fakt as e ka permendur, sikur te mos egzistone ai Plan.
Jo se kjo ja ul vleren atij Plani unik Paqeje te Presidentit Trump.
Por ngel nje ceshtje, qe Rama duhet te jape shpjegime.
Ku qendron aresyeja? Shume e forte duhet te jete.
Ndersa ne lidhje me protokollin e pritjes se tij ne Izrael, ai nuk mund te personalizohet, sic ne Tirane po tentohet te behet.
I takon shqiptareve, asaj qe ata me heroizem bene dikur gjate pushtimit nazist.
Miqesise se ngushte e respektit te thelle, qe shqiptaret kane per Izraelin, ate vend mik demokratik, barriere ndaj terrorizmit.
Per popullin izraelit, per ata njerez qe per dhjetra vjecare jetuan ketu ne Shqiperi me neve, ne miqesi e lidhje te pa harueshme.
Per ate popull qe ne ngjashmeri me shqiptaret i rrezistuan “dallgeve” te shekujve, shtypjeve, pushtimeve te gjata e tentativave per t’i zhdukur ne identitet, kulture, tradita…
Per t’i tjetersuar, ashtu si tentuan te bejne me shqiptaret per qindra vite.
Por qe ne te dy rastet deshtuan, sepse u qendrua fort e me dinjtet, pavaresisht represionit e terrorit.
Duke bashkuar ngushtesisht keshtu njerezit e vendet tona.
Kjo nuk mund te personalizohet e as privatizohet nga Rama, a kushdo tjeter.




