Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një 58-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të një betoniere në Tiranë, ndërsa Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, i dyshuar si përgjegjës për aksidentin fatal.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.




