Sot, rreth orës 00:40 ka ndodhur një konflikt i rëndë midis dy drejtuesve të dy automjeteve në aksin rrugor kombetar ”Mamurras–Krujë”, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata.
Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, ndaj shtetasit Andi Vokri, ndërsa po vlerësohet, në raport me provat e administruara, edhe pozita e personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje.




