VIDEO/Gjëma e motit të keq përmbyti banesën e të moshuarës në fshatin Valare, apelit për ndërhyrje Bashkia e Gjirokastrës do t’i përgjigjet në kohë reale

Jugulajm.net
2 Min Read

Koha e keqe që karakterizoi Gjirokastrën disa ditë më parë, u shoqërua me dëme të mëdha në banesa në pjesën lindore të shtratit të lumit Drino. Fatin e keq të përmbytjes së banesës e pati dhe Hanushe Basha, gruaja e moshuar e cila jeton e vetme në fshatin Valare Bashkia e Gjirokastrës. Masiv i madh i dherave penetroi në brendësi të banesës përdhese e cila është ngritur 33 vite më parë në kohën e trazicionit të madh dhe lëvizjeve migratore nga zonat rurale në ato urbane.

Ky masiv kaq i madh i dherave i cili qëndron në pragun e shtëpisë, ishte në brendësi të ambjenteve dhe është hequr prej andej me lopatë dhe mjete rrethanore. Pas la orendi shtëpiake të shkatërruara, mure të shembura, egrasi e pariparueshme dhe plot dëme të tjera të pallogaritshme. Për pasojë gruaja e moshuar Hanushe Basha ka ngelur në qiell të hapur pasi nuk ka se ku të flejë, as krevat e as divan nuk i ka ngelur ku të vendosë kokën. Me lot në sy ajo apelon për ndërhyrje sa më të shpejtë prej autoriteteve vendore.

Personi i vetëm që i ka dalë në ndihmë dhe që hoqi gjithë masivin inert, ka qenë nusja e djalit të së moshuarës Vera Basha e cila rrëfen momentet e para të përballjes me vërrshimin e ujërave dhe baltës.

Jugulajm.net është interesuar në Bashkinë e Gjirokastrës për rastin në fjalë dhe kemi marrë përgjigje se kompensimi me të gjitha orenditë e dëmtuara shtëpiake apo me gjithçka që konsiddreohet e papërballueshme, do të bëhet pasi të paraqiten të gjitha pretendimet e familjes në fjalë.

Share This Article