Deputeti i PD per Qarkun Gjirokaster, Prof.Dr. Tritan Shehu, kerkon vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme per fatekeqesite natyrore ne Bashkine Gjirokaster.
Zoti Shehu ka akuzuar qeverine shqiptare, pasi ne buxhetin e ketij viti i privoi Gjirokastres amendamentin e propozuar ne Parlamentin Shqiptar te Fondit te Kontigjentes per emergjenca civile, me vlere 20 milione eurosh.
Permbytja e djeshme sipas deputetit Shehu, eshte krim i paralajmeruar!
Ngjarjet e djeshme e te sotme, riperseritja e permbytjeve me dimensione e deme perhere e me te medha, vertetuan domosdoshmerine e miratimit te atij amendamenti-shprehet zoti Shehu, teksa ka pare nga afer demet infrastrukturore te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem nje dite me pare ne lagjet e siperme te qytetit te Gjirokastres.



