Prangoset 44-vjeçari, goditi me mjet prerës punonjësin e sigurisë të Spitalit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 44-vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur me mjet prerës punonjësin e sigurisë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Share This Article