Aksident, humb jetën 18-vjeçari, u përplas nga fuoristrada kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tej mase i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor në dalje të Fushë-Krujës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 18-vjeçar, i cili po shtynte një automjet tip “Mercedes” që ishte fikur në mes të rrugës.

Viktima u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip fuoristradë është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, ku po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article