Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e vonë të kësaj së shtune, ku janë përplasur 3 automjete në aksin kombëtar “Shkodër – Tiranë”.
Në këtë aksident është përfshirë edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës.
Nga përplasja mësohet se janë lënduar 3 persona, që ndodheshin në të 3 automjetet, por e rëndësishme është se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak se në aksident është edhe një punonjës policie, veprimet hetimore janë duke u kryer nga prokuroria e Shkodrës.
Grupi hetimor vijon punën për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti rrugor.




