VIDEO/ Moti i keq, dëmtohet linja e ujësjellësit që furnizon Antigonenë

Jugulajm.net
1 Min Read

Reshjet e dendura të kanë shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturën rrugore dhe atë të ujësjellësit në disa zona të qarkut Gjirokastër.

Rruga që lidh fshatrat Saraqinishtë, Tranoshishtë, Krinë dhe Asim Zeneli, është dëmtuar rëndë si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit, duke lënë banorët e këtyre fshatrave thuajse të izoluar.

Kjo është hera e dytë që segmenti Tranoshishtë–Krinë rrëzohet nga reshjet, ndërsa Bashkia ka ndërhyrë në pastrimin e inerteve dhe hapjen e përkohshme të qarkullimit.

Për stabilizimin e situatës kërkohen investime të mëdha, pasi terreni i rrëshqitshëm vijon të paraqesë rrezik.

Përveç bllokimit të qarkullimit, banorët po përballen edhe me mungesë uji të pijshëm, pasi është dëmtuar linja e ujësjellësit që furnizon të gjithë Njësinë Administrative Antigone.

Share This Article