Moti i keq, ja situata në Qarkun Gjirokastër: Ka probleme në…

Jugulajm.net
2 Min Read

Mëngjesin e sotëm në zonën e Gjirokastrës është regjistruar rënie e intensitetit të reshjeve të shiut. Problematikë ngelet rritja e nivelit të lumit Drino.

Si shkak i reshjeve të ditëve të fundit duke përfshirë dhe zonën kufitare me Greqinë prurjet në Drino janë shtuar ndjeshëm ndërsa në disa zona ujërat kanë dalë nga shtrati.

Rritja e prurjeve në Drino sjell më shumë ujëra në basenin e Vjosës duke rritur nivelin e kësaj të fundit dhe shtimin e rrezikut të përmbytjeve.

Informacion i sotëm:

Reshjet e shiut  kanë vazhduar me intensitet mesatar deri në të lartë të shoqëruara me shkarkime atmosferike, për momentin reshjet kanë ulur intensitetin. Nga komunikimi me DVP e qarkut informohet se

– akset rrugore Kombëtare në territorin e qarkut janë të qarkullueshme.

– Problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë për shkak të dëmtimit të një ure në dalje të fshatit Suhë.

– ⁠Nga OSHEE informohem se problematika ka shfaqur furnizimi me energji i njësisë adm. Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull dhe po punohet për eliminimin e avarisë.

– Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës së Memaliajt është 7.1 metër, pika kritike është 8 metër.

– ⁠Niveli i ujit në urën Përmet është 6.5metër.

Share This Article