LAJM I FUNDIT/ Moti i keq, mungon korrenti në disa lagje e fshatra të Gjirokastrës, Tepelenës e Memaliajt, OSHEE në terren

Jugulajm.net
1 Min Read

Dhjetera fshatra ne Qarkun e Gjirokastres po vuajne mungesen e energjise elektrike. Kjo si pasoje e problemeve me motin, cka ka shkaktuar anomali ne sistemin e shperndarjes se energjise elektrike ne zona te shumta e kryesisht malore.

Burime nga OSHEE konfirmojne se koha e keqe ka shkaktuar deme ne fidrat qe lidhin fshatra me rrjetin energjitik.

Mungesa e energjise nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastres, ku prej oreve te mbremjes e duke vazhduar edhe mengjesin e sotem ka mungese te korrentit ne lagjet e siperme.

Nderkaq situata paraqitet problematike pa energji elektrike per me shume se 12 ore ne njesite administrative te Lopësit, Kurveleshit ne Tepelene, Krahesit, Luftinjes e Qesaratit ne Memaliaj, te Zagories, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherise ne Gjirokaster.

Grupet e OSHEE ndodhen ne terren per te rikuperuar demet e shumta, qe kane shkaktuar shkarkesat atmosferike ne sistemin e shperndarjes.

Share This Article