Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së diele, pikërisht në aksin rrugor “Lushnje-Berat” në afërsi të fshatit Çiflik.
Një automjet tip “Mercedez Benz” ka përplasur një kalimtare 53-vjeçare, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.




