Procedohet 35-vjeçarja gjirokastrite, tentoi të hynte në sallën e gjyqit, duke kundërshtuar policinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Q., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka tentuar të hyjë në një sallë ku po zhvillohej seancë gjyqësore, në Gjykatën e Gjirokastrës, duke kundërshtuar oficerin e sigurisë.

Gjithashtu, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article