Një punonjës i një kompanie interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjate punës dhe ka ndërruar jetë në Shkodër.
Pavarësisht se është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, punonjësi 38-vjeçar nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë.
Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, ku shtetasi Arvjo Fishta 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




