Stuhi shiu në fundjavë, ja qytetet që rrezikohen nga përmbytjet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore pritet të pushtojë vendin këtë fundjavë.

Sipas meterologëve borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve të shiut mund të shfaqen në dy qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër.

Meterologët parashikojnë se intensitet më i shtuar i reshjeve do të jetë sot dhe nesër, ndërsa të dielën reshjet do të jenë dobëta.

Temperaturat  parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri  intensive në bregdet  ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.

Share This Article