Alqi Bllako lë qelinë. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së së martës.
Lirimi i tij erdhi pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë.
Një ditë më parë, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Ai u shpall fajtor për përfitimin e 119 mijë eurove dhe 7 milionë lekëve nga biznesmenët e përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit.




