Një aksident me pasoja fatale është regjistruar pasditen e kesaj se diele në aksin rrugor ”Strum–Roskovec”, në Fier.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur një motor, që drejtohej nga 33-vjeçari Klajdi Hoxha.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për të riun.
Pavarësisht se është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, fatkeqësisht 33-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.




