Në nderim të Fatos Nanos, qeveria shpall 2 nëntorin ditë zie kombëtare

Jugulajm.net
1 Min Read

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor 2025 në nderim të ish-kryeministrit, Fatos Nanos i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Këshilli i Ministrave shton se të dielën të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize. Më tej bëhet me dije se në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do të mbahen te Pallati i Kongreseve, Tiranë.

  • 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
  • 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
  • 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë këtë të premte nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.

Share This Article