Vrasja e 2-fishtë, flasin banorët: Ishin çuna të sjellshëm, jemi të tronditur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Punonjësi i karburantit, ku u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi.

Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë. Gjithashtu banorët i përshkruan djemtë si të sjellshëm.

“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm”, u shpreh punonjësi i karburantit.

“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri”, thotë një tjetër banor.

Share This Article