Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj së premteje në aksin rrugor kombëtar “Librazhd–Prrenjas”.
Dy automjete, një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh, janë përplasur kokë më kokë, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.




