Parashikimi i motit për ditën e sotme…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e premte parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët, i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra parashikohen reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 22 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Share This Article