SKANDAL/Punonjës të administratës bashkiake në Përmet debitorë në tatimet e Bashkisë, ja lista me EMRA…

Jugulajm.net
1 Min Read

Nje skandal i permasave frikesuese ka plasur ne Permet. Nuk gjen kund ne bote qe punonjesi i bashkise me biznese me xhiro dhjetera e qindra milioneshe, te jete debitor tek institucioni ku vete punon.

Kjo ndodh vetem ne Permet.

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, eshte shpallur lista e debitoreve ne Drejtorine e Tatim-Taksave ne kete bashki, ku shenohet dhe si rasti unikal ne Shqiperi.

Mes qindra debitoreve, rezultojne dhe emrat e punonjeses se Kultures ne kete bashki, instruktoreve te sporteve, punonjesve te administrates e deri tek energjencat civile ne Bashkine e Permetit.

Jugulajm.net ashtu sikurse premtoi nje dite me pare, po publikon listen e plote te debitoreve, por po lë të zbuluar vetem emrat e punonjesve bashkiake, apo familjareve te tyre.

Nderkaq kjo tolerance e shfaqur prej vitesh ne mosmarrjen e ndeshkimeve nga Tatim-Taksat e Bashkise se Permetit, shpjegohet me faktin se debitoret qe jane ne liste, rezultojne anetare te “devotshem” te Rilindjes ne Permet, e kesisoj jane ‘imun’ nga ndeshkimi.

E nese po te ishte ndryshe, do te ‘kërcisnin’ prangat ne duart e debitoreve.

 

Share This Article