Një shpërthim i fortë është dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku policia ka gjetur një automjet të shkatërruar, tip fuoristradë.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në disa biznese përreth dhe në një automjet tjetër të parkuar pranë.
Forca të shumta policie ndodhen aktualisht në vendngjarje.
Brenda mjetit është gjetur një trup i pajetë i identifikuar si Isuf Jaçaj, 58-vjeç.




