Makina përplas biçikletën, plagoset 63-vjeçari, dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, që ecte ne biçikletë, në Durrës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në Kavajë, sepse në Kavajë, në rrugën “Indrit Cara”, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin Sh. Xh., 63 vjeç, me biçikletë, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”, shkruan policia.

Share This Article