Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë N/Komisar Dhurim Çenko, me detyrë (në kohën e kryerjes së veprës penale) Shef Seksioni në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Përmet. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Ekzekutimi i urdhrit u bë në vijim të hetimeve të thelluara lidhur me procedimin penal të vitit 2025, ku gjatë marrjes së deklarimeve dhe veprimeve të tjera hetimore ka
dyshime të arsyeshme për shkelje nga ana e oficerit të Policisë.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanava dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Dhurim Çenko, akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij kishte nisur një hetim disiplinor, pasi kishte dijeni për abuzimin e së miturës 16-vjeçare nga njerku polic P.B dhe kolegu i tij, Artur Ago dhe Çenko nuk kishte marrë asnjë masë.




