Në Kroaci u ndaluan 8 mijë kg speca, AKU nis kontrollet në disa qytete, ja se ku…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e djeshme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Policia e Krimit Ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë, lidhur me referimin e një ngarkese me spec djegës të ndaluar në Kroaci me destinacion Sllovenin.

Ngarkesa prej 8.216 kilogramësh, e marrë nga zonat e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit, u nënshtrua analizave laboratorike, ku u identifikuan tre lloje pesticide mbi normat e lejuar,  Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Si rezultat, është dhënë alarmi dhe ngarkesa është bllokuar, duke u çuar për asgjësim të sigurt.

Autoritetet po vijojnë hetimet për këtë rast për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe shëndetin publik.

Share This Article