Ashtu sikurse dhe e paralajmëruar një ditë më parë, sot do të bëjmë të qartë emrin, mbiemrin, funksionin dhe foton e zyrtarit të lartë policor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Për të shuar qysh në nisje kurreshtjen e lexuesve tanë të nderuar, bëjmë të ditur se bëhet fjalë për Dhurim Çenkon, shefin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Përmetit, që është pjesë e pandarë e Drejtorisë vendore të Policisë së Gjirokastrës.

Dhurim Çenko është pezulluar nga posti i shefit të Krimeve në Komisariatin e Përmetit pas skandalit seksual, që plasi me protagonist policin Pajtim Baka, koleg i Dhurim Çenkos dhe policin tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me 16 vjeçaren minorene. Pra Komisariati i Policisë së Përmetit ka pasur në krye të zbulimit të krimeve një person si Dhurim Çenko, që të ruajë fëmijët nga uria dhe manjakëria seksuale e shfrenuar e policëve me të cilët ai shoqërohej. Dhurim Çenko kishte dijeni për ngjarjen në fjalë dhe nuk ka reaguar në kohë.
Jugulajm.net ka mësuar se në lidhje me skandalin seksual që plasi në Përmet, Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës, ka pezulluar shefin e Krimeve të Përmetit Dhurim Çenkon dhe ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 për Policinë e Shtetit. Këto kanë sjellë pasoja të rënda. Rrjedhimisht mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale, pezulloi nga detyra shefin e krimeve të Përmetit deri në përfundim të hetimit disiplinor.
Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.
Ky rast është një këmbanë alarmi për këdo që ka besim tek individë të tillë që bëjnë pis rrobën e policisë së shtetit. Ndërkohë që as Dhurim Çenko e as dy policët e tjerë, kurrësesi nuk mund të identifikohen dhe të njollosin performnacën e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës dhe drejtorit të saj Altin Merizaj, e cili për hir të së vërtetës, nuk është pajtuar dhe nuk pajtohet të paktën derimë tani, me krimin, abuzimin dhe çdo lloj veprimesh të tjera që dëmtojnë rëndë besimin e publikut tek Policia e Shtetit.





